session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_b98068aca0137f137397a1e98d47fd50, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70
Me 24 prill në shkollën “8 marsi” në Pejë u zhvilluan dy xhirot e radhës në ligën e parë për meshkuj dhe femra si dhe një xhiro në ligën e dytë për meshkuj.
Në ligën e parë në kategorinë e meshkujve derbi i kësaj jave i takoi ‘Gani Malokut” të cilët shënuan fitore bindëse 4-0 ndaj ‘Shkolla Prizreni’. Në ndeshjet tjera fituan favoritët. Në kategorinë e femrave ‘Peja F’ vazhduan me fitore duke e mbyllur sezonin pranveror pa asnjë humbje, të ndjekur nga ‘Gani Maloku’ në vendin e dytë.
Në ligën e dytë u zhvillua xhiro e fundit e sezonit pranveror. Në ligën A ‘Vitia’ e përfundoi sezonin pranveror në vendin e parë pa asnjë humbje. ‘Dukagjini’ e fitoi derbin e javës ndaj ‘Shqiponjat e zeza’ për ta siguruar vendin e dytë në radhitjen tabelare. Në ligën B në vendin e parë për sezonin pranveror e përfundoi ‘Gani Maloku II’. Në ndeshjet tjera fituan favoritët ‘Istogu’ dhe ‘Dardania II’.
REZULTATET DHE TABELAT
AKTIVITETET E ARDHSHME
Me datën 30.04.22 do të zhvillohen xhirot e fundit të kampionatit ekipor në ligën U17 për meshkuj dhe femra kurse me datën 01.05.22 poashtu do të zhvillohet xhiro e fundit e kampionatit ekipor në Superligë për meshkuj dhe femra si dhe ligën e parë për meshkuj.