STAG

U zhvillua xhiro e 13-të në Superligën e Meshkujve

Në fundjavë janë luajtur ndeshjet e javës së 13-të të Superligës së meshkujve. Lidhja e Prizrenit dhe Liria i kanë shënuar fitoret e radhës, ndaj Pripingut, përkatësisht Dardanisë. Lidhja e Prizrenit, më lehtë se është pritur me 4:0 e ka mundur Pripingun, kurse Liria me 4:1 ka fituar ndaj Dardanisë. Pas këtyre dy rezultateve, dy skuadrat prizrenase për titullin e kampionit, do të vendosin të shtunën kur luhet java e fundit në ballafaqimin e tyre direkt.

Në ndeshjet tjera, Prishtina e ka mundur Vushtrrinë me 4:3, kurse Shkolla Prizreni e ka fituar ndeshjen ndaj Hasan Prishtinës me rezultatin zyrtar 4:0.