session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_f8acf30568ce53dad18f56188b03bfd8, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70
Sot, 15/10/2022, në SHME “Faik Konica” në Ferizaj nga ora 10:00 deri në 17:30, u organizua në mënyrë madhështore turneu memorial për nder të Gani Malokut, në pjesëmarrje të afër 60 veteranëve nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Pas mirëseardhjes së të pranishmëve dhe përkujtimit të veteranit të pingpongut e arsimit, Gani Malokut, filluan garat në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin në 6 kategori, e në secilën kategori ishin deri në nga 4 grupe me nga 4 e 5 lojtarë. Kategoritë individuale ishin të ndara në grupmoshat: mbi 70, 65-69, 60-64, 50-59 dhe 40-49. Dy më të mirët e secilit grup vazhduan pastaj në skeletin kryesor në sistem eliminimi deri në shpalljen e më të mirëve në secilën kategori.
Po ashtu u zhvilluan edhe garat e çifteve ku nga 16 çifte të paraqitura më të mirët dolën Ercan Karabaxhak / Eroll Boshnjaku që në finale me rezultat të ngushtë 3:2 triumfuan ndaj çiftes maqedonase File Matevski / Riste Temelkov.
RADHITJA SIPAS KATEGORISË:
Çiftet
Mbi 70
65-69
60-64
50-59
40-49
Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5755247611204868/5755245581205071/