Të dielën, në palestrën e Qendrës për Arsim Profesional “Anton Çeta” në Skenderaj, u mbajt turneu tradicional në kuadër të Ditëve të Epopesë së UÇK-së dhe në nderim të Komandantit legjendar Adem Jashari.
Turneu u hap nga delegacioni i Federatës së Pingpongut të Kosovës, në krye me kryetarin Jeton Oruçi, së bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajit Sami Lushtaku dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport Kosovare Ahmeti.
Pas hapjes, delegacioni i FPPK-së vizitoi Kompleksin Memorial në Prekaz, ku bëri homazhe te varri i Komandantit legjendar Adem Jashari.
Këtë vit, përveç kategorisë së seniorëve, garuan edhe grup-moshat U13.
Renditja përfundimtare:
Senior – Meshkuj
1 Kreshnik Mahmuti
2 Fatih Karabaxhaku
3 Kejdi Kalaja
Seniore – Femra
1 Leoresa Imeri
2 Shega Hashani
3 Jona Hashani
U13 – Vajza
1 Zana Bllaca
2 Adena Berisha
3 Erina Vranofci
U13 – Djem
1 Imran Duraki
2 Marvi Gjata
3 Denat Makolli
Tre të parët në secilën kategori u nderuan me medalje dhe diploma, ndërsa kampionët edhe me kupa.
Gara u zhvillua me organizim të përbashkët të Federatës së Pingpongut të Kosovës dhe KPP Skenderaj.