session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_c6ba5f532996f0ae3286f0671e86af65, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70
Trajneri i pingpongut, Dardan Imami, është i radhës që do të ndjek “Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve (ICECP)”.
Programi është projekt i Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik dhe Universitetin Delaware, derisa ka për qëllim zgjerimin e nivelit të lartë të përgatitjeve përmes programit të ICECP.
Nga 207 kandidat nga e gjithë bota, janë përzgjedhur 50 trajner në mesin e tyre edhe trajneri Dardan Imami, i vetmi nga Kosova. Imami është përzgjedhur pas aplikimeve që kishin bërë federatat në KOK. Dardani sot ka nënshkruar edhe kontratën me KOK-un, ndërsa atij i ka uruar suksese presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili tha se synimet e tij janë avancimi dhe edukimi i mëtutjeshëm i trajnerëve.
Nga ana e tij, trajneri Imami, që shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i FPPK-së, Fadil Luta, ka falënderuar KOK-un për përzgjedhjen.
Dardani është trajner i Kombëtares së Kosovës në pingpong, konkurrenca e meshkujve, derisa ka përvojë të gjatë në sportin e pingpongut.
Urime.