STAG

Të dielën mbahet Turneu Tradicional ''Adem Jashari''

 

Të dielen, më 8 Mars, me fillim nga ora 10, në Palestrën e Shkollës Profesionale "ANTON ÇETA" në Skenderaj, do të mbahet turneu tradicional “Adem Jashari”. 

Gara do të mbahet për seniorët dhe grup-moshën U13.

Të drejtë pjesëmarrjeje do të kenë:

  • të gjithë lojtarët e regjistruar në FPPK, të moshës 16 vjeç e më        të vjetër (dhe 4 të parët     nga Rangalista U15), si dhe
  • të gjithë sportisët e lindur pas 01 janarit të vitit 2013.

Shorti do të hedhet të enjten (5 mars) online, në ora 20.