session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_635872335a0ce6a1f79822c51f89bb06, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70
Më datë 6 tetor, në sallën e Konferencave në shtëpinë e sporteve u organizua seminar për gjyqtarë kombëtarë të pingpongut në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Federatës së Pingpongut e Kosovës.
Në seminar, gjyqtari nderkombtar Jeton Beqiri ligjëroi dhe i njoftoi të pranishmit për rregullat e përgjithshme të pingpongut, si dhe për risitë. Po ashtu, u diskutua për kompetencat e gjyqtarit, gabimet e shpeshta, mënyrën e duhur të kryerjes së punës së gjyqtarit, etj.
Të pranishmit u ndanë të kënaqur me informatat e marrura, dhe gjithashtu u përgjigjën me sukses pyetjeve të paraqitura.
Në fund të seminarit, u organizua testimi teorik për gjyqtarë të rinj për licencimin e tyre si gjyqtarë kombëtarë.
Më poshtë gjeni listen e gjyqtarëve te rinj të FPPK: