STAG

Sara Hoxha dhe Rejan Krasniqi fitues të turneut Top 8 për U13

shtunën në Palestrën e SHFMU Astrit Bytyqi, në Ferizaj është mbajtur turneu TOP 8 për grupmoshat U13.

Rejan Krasniqi te djemtë dhe Sara Hoxha te vajzat e kanë dominuar këtë turne. Ata të dy shkëlqyen duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Te vajzat, Zana Bllaca është renditur e dyta me 6 fitore e 1 një humbje, kurse Lira Hashani me 5 fitore e dy humbje është renditur e treta. Rosela Abazi e katërta me 4 fitore e 3 humbje, kurse Adena Berisha me 3 fitore e 4 humbje ka dalë e pesta. Erina Vranovci me 2 fitore e 5 humbje renditet e 6-ta, kurse Jara Hallaqi e Leana Hallaqi i zënë pozitat 7 dhe 8.

Derisa në vendin e parë te djemtë, është renditur Rejan Krasniqi, Imran Duraki dhe Olti Behluli bënë garë të fortë për vendin e dytë, i cili në fund i takoi Durakit. Denat Makolli me 4 fitore e 3 humbje është renditur menjëherë pas 3 të parëve, kurse Ubejd Idrizi me 3 fitore e 4 humbje ka dalë i pesti. Ajan dhe Enes Vranovci u renditën në pozitat 6, dhe 7, kurse Jasir Radwan e mbyllë renditjen pa asnjë fitore.