STAG

Ponte Prizreni dhe TTC Ferizaj e nisin playoff-in me sukses të plotë

dielën në Skenderaj, janë zhvilluar dy xhirot e para të garave të Playoff-it për Ligën e Dytë. Gara ka qenë mirë e organizuar nga nikoqiri, KPP Skenderaj dhe është përshkuar me rivalitet dhe frymë sportive e fair-play.

Ponte Prizreni dhe TTC Ferizaj e kanë nisur më së miri me nga dy fitore, Ulpiana dhe Istogu me nga një fitore e një humbje, kurse Skenderaj dhe Maestro i kanë humbur të dyja ndeshjet e para.

Shumica e ndeshjeve përfunduan me epërsi të ngushtë të skuadrave fituese që e bën më atraktive dhe të paqartë garën për dy vendet e para deri në fund të playoff-it. Në javën e dytë, më 9 nëntor, në Ferizaj, do të zhvillohen tri xhirot e mbetura ku do të dihet përfundimisht se cilat do të jenë dy skuadrat që do të kualifikohen për Ligën e Parë.