STAG

Ponte Prizreni dhe TTC Ferizaj anëtarë të rinj të Ligës së Parë

Të dielën në Ferizaj është zhvilluar java e dytë e Playoff-it të Ligës së Dytë. Që në javën e parë me nga dy fitore Ponte Prizreni dhe TTC Ferizaj kishin paralajmëruar se do ta kenë fjalën kryesore në këtë fazë të garave dhe në fund arritën sukses të plotë. Ponte, ekipi i posaformuar ka arritur që ti fitojë të gjitha ndeshjet dhe me meritë të plotë është renditur në pozitën e parë. TTC Ferizaj, me vetëm një humbje dhe 4 fitore ka dalë e dyta. Vlen të theksohet se në përbërjen e ferizajasve barren kryesore, në të gjitha ndeshjet, e kanë bartur dy lojtarët e kategorisë nën 13 vjeçe, Rejan Krasniqi dhe Ajan Vranovci dhe kanë arritur që me punën dhe me talentin e tyre të kontribojnë në triumfin e TTC-së.

Skenderaj , ndonëse të dielëni ka shënuar 3 fitore, 2 humbjet nga java e pare ua kanë pamundësuar që të kualifikohen për Ligën e Parë. Ulpiana me 2 fitore e 3 humbje ka patur sukses të përgjysmuar gjë që i ka mjaftuar vetëm për vendin e 4, Istogu, sot i ka humbur të tria ndeshjet dhe mbetet në vendin e parafundit, kurse Maestro ka përfunduar e gjashta pa asnjë fitore.