STAG

Përmes pingpongut shënohet Dita e Çlirimit

Pingpongistët e rinjë e kanë shënuar përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, me turneun që u mbajt në Palestrën e SHFMU Astrit Bytyçi në Ferizaj. Garat janë mbajtur për grup-moshat U9, U13 dhe U17.Te kategoria U9 për vajza, e para doli Zana Bllaca para Morea Azizit në vendin e dytë dhe Suela Smajlit në të tretin.

Ndër djemtë e kategorisë U9, më i miri ishte Arijon Krasniqi para Uvejs Kryeziut në vendin e dytë dhe Doar Krasniqit e Aron Azizit në vendin e tretë.
Te kategoria U13 për vajza, Sara Hoxha ishte më e mira në vendin e parë, Lira Hashani doli e dyta, kurse Leana Hallaqi dhe Zana Bllaca në vendin e tretë.Te djemtë U13, një një konkurrencë shumë të fortë Imran Duraki doli i pari, Olti Behluli u rendit në vendin e dytë, kurse Ajan Vranofci dhe Ubejd Idrizi ndanë vendin e tretë.


Te femrat U17, Taibe Ruli e mbrojti titullin e fituar vitin e kaluar, para Jona Hashanit në vendin e dytë dhe Anisa Domanikut e Tuana Gacaferit në vendin e tretë.

Kategoria me pjesëmarrjen më masovike ishte ajo në U17 për djemtë, ku në mesin e 41 lojtarëve më i miri doli Ibrahim Maloku, para kampionit të vitit të kaluar Akil Mahmutit në vendin e dytë, Arti Karabaxhakut dhe Ron Kollonit në vendin e tretë.Më të mirëve iu ndanë mirënjohje, medalje dhe kupa.