Të dielën, në Palestrën Tefik Çanga, në Ferizaj, janë mbajtur dy turnetë e fundit të serisë TOP 8, për U15 dhe për seniorët për vitin 2025.
Në kategorinë U15, për femra, Zana Bllaca ishte e pa konkurrencë dhe me të gjitha ndeshjet e fituara doli e para. Hana Murseli, befasoi me vendin e dytë duke i fituar 6 ndeshje dhe vetëm një humbje nga Bllaca. E treta doli Lira Hashani, me 5 fitore e dy ndeshje. Amra Gashi e para në renditjen e përgjithshme, sot sot u rendit në vendin e katërt, kurse Vlera Beqa u rendit e 5-ta me 3 fitore e katër humbje, para Verore Beqës e cila pati vetëm dy fitore. Ndërkaq në dy pozitat e fundit u renditën Maxhire Sojeva me vetëm një fitore, kurse Tuana Qerkini e 8-ta pa fitore. Dy lojtaret e fundit në renditje i kanë zhvilluar vetëm 3 xhirot e para, kurse lojët tjera i kanë humbur me rezultat zyrtar.
Te djemtë U15, u zhvillua një garë shumë interesante, pasi 4 lojtarë e mbyllën me nga 5 fitore dhe 2 humbje. Në fund pas kalkulimeve të rezultateve, Amant Sejdiu doli i pari, Imran Duraki i dyti, Olti Behluli i treti, kurse Ari Krasniqi i katërti. I 5-ti u rendit Rejan Krasniqi me 4 fitore e 3 humbje, kurse Muhamet Mudut i 6-ti me 3 fitore e 4 humbje. Ajan Vranovci u rendit i 7-ti me vetëm një ndeshje të fituar, kurse Enes Vranovci, nuk arriti asnjë fitore dhe doli i 8-ti.
Atmosfera sportive u plotësua edhe më shumë me zhvillimin paralel të TOP 8 për seniorë.
Te femrat, Shega Hashani arriti të fitojë me meritë pas i fitoi të gjitha ndeshjet. Për vendin e dytë u zhvillua garë ndërmjet Leoresa Imerit, Lenë Osmanit dhe Alma Mehmetit pasi të tria patën nga 5 fitore e nga 2 humbje. Pas llogaritjes së ballafaqimeve direkte ndërmjet tyre, Leoresa doli e dyta, Lena e treta, kurse Alma e katërta. Anisa Domaniku dhe Edolinda Alimehaj paten bilanc të njëjtë të fitoreve dhe humbjeve, por Edolinda ishte më e mire në duelin direkt dhe u rendit e 5-ta, kurse Anisa e gjashta. Taibe Ruli me vetëm një fitore doli i 7-ta, kurse Jona Hashani pa fitore e 8-ta.
e kategoria e seniorëve meshkuj, Kreshnik Mahmuti vazhdon dominimin e tij dhe me të gjitha ndeshjet e fituara u rendit i pari, para Fatih Karabaxhakut në vendin e dytë me 6 fitore e vetëm një humbje, kurse i treti doli Blend Hajdari me 5 fitore e 2 humbje. Dardan Imami me 3 fitore e 4 humbje, po aq sa Murat Kurtulush, por Dardani e fitoi duelin direkt me 3:2 dhe u rendit në vendin e katërt, kurse Kurtulush i pesti. I gjashti doli Akil Mahmuti me 2 fitore e 5 humbje. Me nga 1 fitore e gjashtë humbje përfunduan Enes Domaniku dhe Arti Karabaxhaku, por Enesi qe më i mirë në duelin direkt dhe zuri vendin e 7-të kurse Arti doli i 8-ti.