session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_9df03cf9ec512ba034fe98926aefd05d, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 Përfunduan me sukses aktivitetet për ngritje të kapaciteteve
STAG

Përfunduan me sukses aktivitetet për ngritje të kapaciteteve

Sot me datën 05.02.23 në shkollën "Tefik Çanga" në Ferizaj u përmbyllën aktivitetet e parapara nga FPPK për ngritje të kapaciteteve ku fillimisht u mbajt seminari për trajner “ITTF PTT Level 1” ku u certifikuan 34 trajner të klubeve të ndryshme të Kosovës e pastaj kampi për grupmoshat e reja ku 16 lojtarët (8 lojtarë U-15 dhe 8 lojtarë U-19) dhe 4 trajnerët e përzgjedhur patën mundësinë të përfitojnë nga ekspertja Katarzyna Kubas e cila ishte udhëheqëse e këtyre aktiviteteve të cilën e falenderojmë për kontributin dhe angazhimin e saj të pakursyer. 

Këto aktivitete shumë të rëndësishme e të qëlluara u financuan nga Solidariteti Olimpik në koordinim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Federaten Ndërkombëtare të Pingpongut (ITTF) të cilët i falenderojmë shumë, e poashtu edhe Komunen e Ferizajit dhe klubet e pingpongut të këtij qyteti për kushtet e ofruara si nikoqir të këtyre aktiviteteve, si dhe trajnerët dhe lojtarët për përkushtimin dhe angazhimin e tyre.