Me 18 dhe 19 tetor, në Palestrën e Shkollës “Astrit Bytyçi” në Ferizaj u zhvillua turneu i 6-të përkujtimor “Gani Maloku 2025”, i dyti me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Ky edicion shënoi rritje të dukshme me mbi 200 lojtarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia, në të gjitha kategoritë.
Në hapje të turneut, kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Jeton Oruçi, mbajti një fjalë përshëndetëse duke kujtuar figurën e veteranit të ndjerë Gani Maloku dhe kontributin e tij në zhvillimin e pingpongut në Ferizaj. Ai falënderoi posaçërisht Yll Malokun dhe Fitim Krasniqin për organizimin e shkëlqyer të këtij turneu tradicional.
Dita e parë – 18 tetor
Garat e ditës së parë përfshinë grupmoshat U13, U19 dhe veteranët, me rreth 130 pjesëmarrës.
U13 (Femra)
Vendi i parë: Sara Hoxha
Vendi i dytë: Zana Bllaca (Gjilan)
Vendi i tretë: Melisa Kosumi dhe Lira Hashani
U13 (Meshkuj)
Imran Duraki
Olti Behluli
Rejan Krasniqi dhe Ubejd Idrizi (TTC Ferizaj)
U19 (Femra)
Lenë Osmani
Adea Kulla (Gjilan)
Elionela Hasani (Shqipëri) dhe Jona Hashani (Ahmet Hoxha F)
U19 (Meshkuj)
Adriatik Maloku
Andrej Stojanovski (Maqedonia e Veriut)
Resul Smajli (Sharri) dhe Etjen Qoshja (Shqipëri)
Veteranët
40–49 vjeç: 1. Alimemet Kaçaniku | 2. Driton Shabani | 3. Sasho Stojanovski (MKD) & Faton Shabani
50–59 vjeç: 1. Murat Kurtulush | 2. Dritan Laska (Shqipëri) | 3. Ilir Jaha & Villi Angellov (MKD)
60–64 vjeç: 1. Marjan Avramovski (MKD) | 2. Nehat Çitaku | 3. Selami Latifi & Petar Jovanovski
65–69 vjeç: 1. Risto Temelkov (MKD) | 2. Musta Terniqi (Shqipëri) | 3. Sadri Hulaj & File Matevski (MKD)
70+ vjeç: 1. Nedelko Hristov (MKD) | 2. Angel Simovski (MKD) | 3. Petar Jovanovski (MKD) & Adem Gashi (Ferizaj)
Dita e dytë – 19 tetorNë ditën e dytë u zhvilluan garat e grupmoshave U11, U15 dhe seniorëve.
U11 (Femra)
Zana Bllaca
Erina Vranovci
Erina Bekteshi dhe Suita Kosumi
U11 (Meshkuj)
Daris Memiq (MKD)
Arijon Krasniqi
Matin Hasani dhe Detar Maloku
U15 (Femra)
Natalia Kapaianidu (Greqi)
Zana Bllaca
Amra Gashi (Prishtina) dhe Ami Shtemani (Shqipëri)
U15 (Meshkuj)
Etjen Qoshja (Shqipëri)
Olti Behluli
Imran Duraki dhe Emanuel Pagiazis
Seniorë (Femra)
Shega Hashani
Lenë Osmani
Leoresa Imeri dhe Emirjeta Isufi (Shqipëri)
Seniorë (Meshkuj)
Kreshnik Mahmuti
Rrahman Ademaj
3. Sina Keyhan dhe Dardan Imam
Të gjithë fituesit u nderuan me medalje dhe shpërblime, ndërsa për kategorinë e seniorëve u ndanë edhe çmime monetare.
Federata e Pingpongut të Kosovës i përgëzon organizatorët për punën e shkëlqyer dhe falënderon të gjithë pjesëmarrësit për një fundjavë të suksesshme sportive në nder të Gani Malokut.