STAG

Përfundon kampionati individual për U13 dhe U19

Të dielën u mbajt Kampionati Individual i Kosovës për grup-moshat U13 dhe U19. 

Garat u zhvilluan në kategoritë: individuale, çifte për femra dhe meshkuj për të dyja grup-moshat, si dhe çifte miks për U19.

 

Në garën e vajzave U13, Zana Bllaca në finale mposhti Lira Hashanin, ndërsa në ndeshjen për vendin e tretë Adena Berisha fitoi ndaj Erina Vranovcit. Te djemtë, Denat Makolli në finale mundi Imran Durakin, kurse Arijon Krasniqi ishte më i mirë se Matin Hasani në ndeshjen për vendin e tretë.

 

Në kategorinë U19 për femra, Taibe Ruli u shpall kampione pas fitores në finale ndaj Adea Kullës, ndërsa Anisa Domaniku siguroi vendin e tretë duke mposhtur Arnisa Isufin. Te meshkujt U19, Andis Qeku dhe Akil Mahmuti zhvilluan një finale shumë të rivalizuar, e cila përfundoi me fitoren e ngushtë të Qekut. Në ndeshjen për vendin e tretë, Ibrahim Maloku me një rezultat të ngushtë fitoi ndaj Arti Karabaxhakut.

 

Në garat e çifteve për femra U13, kampione dolën Lira Hashani/Zana Bllaca, para çiftit Adena Berisha/Erina Vranovci në vendin e dytë, ndërsa Melisa Kosumi/Suita Kosumi u renditën të tretat. Te djemtë U13, Denat Makolli/Imran Duraki zunë vendin e parë, para çiftit Arijon Krasniqi/Art Reçica në vendin e dytë, ndërsa Atik Heta/Detar Maloku u renditën të tretët.


Në kategorinë U19 për çiEe femra, Anisa Domaniku/Taibe Ruli dolën kampione, para çiftit Jona Hashani/Adea Kulla, ndërsa Hana Murseli/Tuana Gacaferi zunë vendin e tretë. Te meshkujt U19, Akil Mahmuti/Ron Kolloni u shpallën kampionë, para çiftit Adriatik Maloku/Enes Domaniku, ndërsa Amant Sejdiu/Olti Behluli u renditën të tretët.

 

Në garat e çifteve miks U19,çifti Andis Çeku/Taibe Ruli u shpall kampion, para çiftit Enes Domaniku/Anisa Domaniku në vendin e dytë dhe dyshes Jona Hashani/Olti Behluli në vendin e tretë.

 

Më të mirët u shpërblyen me medalje dhe kupa.

 

Fundjavën e ardhshme, më 28 dhe 29 mars, në program është Kampionati Individual për Seniorë.