session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_02f024615e9441a4d3f0b5988b0d9c19, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70
Në ligën e femrave U15, kampione me të gjitha ndeshjet e fituara ka dalë Ahmet Hoxha MK, para Ahmet Hoxhës F, e cila është renditur e dyta me pikë të njëjta me Artanën. Për ta nxjerrë fituesin e vendit të dytë, u desh të merrej parasysh shuma e të gjitha pikëve të fituara nëpër seta, pasi skuadrat kishin tubuar numër të njëjtë të fitoreve, dhe seta të fituar e humbur po ashtu baraz.Ndërkaq në ligën e meshkujve U19, Vushtrria ka dalë kampione me 15 pikë të fituara, para Gani Malokut me 13, po aq sa ka edhe Lidhja e Prizrenit, por në duelet direkte ndërmjet tyre Gani Maloku kabilanc më të mirë në numrin e setave të fituar nga dy përballjet e tyre.
Prishtina është renditur e katërta me 9 pikë, kurse tabelën e përmbyll Shkolla Prizreni, në saje të ndeshjeve të humbura merezultat zyrtar në javën e fundit.
Te grup-mosha U15 për meshkuj, ka përfunduar pjesa e rregullt e garave, por javën e ardhshme do të luhen ndeshjet e Play-offit për dy ekipet e plasuara në grupet përkatëse. Ahmet Hoxha MK dhePrishtina kanë qenë dy ekipet më të mira te grupi A, kurse KVPP Prizreni dhe Gani Maloku në Grupin B.
Në play-off do të ndeshen Ahmet Hoxha MK me Gani Malokun dhe KVPP Prizreni me Prishtinën, pastaj fituesit do të ndeshen në finale për të vendosur për titullin e kampionit për vitin2024.