session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_028649499f7f1e315419f9461092de29, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 Organizohet turneu "Prishtina Open 2024"
STAG

Organizohet turneu "Prishtina Open 2024"

 Priping në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës, për herë të dytë radhazi, do të organizojnë turneun ndërkombëtar të pingpongut "Prishtina Open 2024". Turneu mbahet për nder të Çlirimit të Prishtinës, nga data 7-9 Qershor 2024, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Më 7 qershor , me fillim nga ora 17.00, do të zhvillohen ndeshjet për veteranë, në kategoritë 40-49, 50-59, 60-64, 65-9 dhe 70+.

Më 8 qershor, do të zhvillohen ndeshjet për Grup-moshat U17 dhe U21, kurse me 9 qershor, të dielen, do të luajnë Grup-moshat U13 dhe seniorët.

Për më të mirët, organizatorët do të ndajnë kupa, medalje dhe shpërblime në të holla, në vlerë prej 6300€, në total.

Deri më tani janë paraqitur lojtarë nga më shumë se 20 shtete të ndryshme të botës.

Afati i regjistrimit është deri më 26 maj 2024, në emailin [email protected].

Pas këtij afati regjistrimet nuk do të merren parasysh.