session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_a4e4798646762927ee5480c14ef7be2e, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 ORGANIZOHET KUPA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR TË RINJË DHE SENIOR (MESHKUJ DHE FEMRA)
STAG

 

ORGANIZOHET KUPA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR TË RINJË DHE SENIOR (MESHKUJ DHE FEMRA)

 Këtë fundjavë, me datë 3 dhe 4 qershor në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, është planifikuar të mbahet Kupa e Republikës së Kosovës për kategoritë e të rinjve (U15 dhe U19) dhe Senior.

Të shtunën nga ora 10:00 do të zhvillohen ndeshjet në kategorinë e të rinjve, U15 M dhe F dhe U19 F kurse të dielën ndeshjet e kategorisë së seniorëve per M dhe F.

Të enjten, me datë 1 qershor do të hidhet shorti nga ora 20:00 online dhe do të mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit.

Garat do të zhvillohen me eliminime sipas sistemit evropian me 3 te fituara, përveç në gjysmëfinale dhe finale të seniorëve, qe sipas vendimit te kuvendit, do të zhvillohen me sistem me 4 të fituara.