session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_ad34318cb6648362f7a34a3f8525ec7b, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 ORGANIZOHEN XHIROT 10 DHE 11 TË JAVËS SË PESTË TË SUPËRLIGËS
STAG

ORGANIZOHEN XHIROT 10 DHE 11 TË JAVËS SË PESTË TË SUPËRLIGËS

Këtë fundjavë, në datën 17 shtator, me fillim nga ora 10:00, hapësira e shkollës ‘Fadil Hisari’ do të jetë vendi i xhiros së dhjetë dhe të njëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në kategorinë e meshkujve.

Java e pestë e Superligës pritet të sjellë emocione të ndryshme nga shumë ndeshje. Derbi i fundjavës padyshim do të jetë derbi i kryeqytetit 'Prishtina' kundër 'Priping,' ndërsa 'Prishtina' nuk do ta ketë lehtë as kundër kampionit në fuqi 'Lidhja e Prizrenit' në xhiron 11.

Ndeshja tjetër mjaft interesante pritet të jetë ajo mes dy klubeve nga qyteti i Prizrenit, 'Liria' dhe 'Lidhja e Prizrenit.'

Në anën tjetër, në shkollën ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, me fillim nga ora 10:00 do të zhvillohen xhirot 10 dhe 11 të Superligës së Kosovës në kategorinë e femrave.

'Drita F' dhe 'Lidhja e Prizrenit' pritet të jenë pjesë e një ndeshje derbi, ndërsa nga dy klubet nga Ferizaj, 'Ahmet Hoxha F' dhe 'Ahmet Hoxha MK,' do të përballen në një ndeshje me shumë konkurrencë.

 Orari i ndeshjeve:

 

Superliga e Kosovës - Meshkujt

Xhiro 10

 17.09.2023

10:00

Liria

vs

Lidhja e Prizrenit

Prizren

10:00

Prishtina

vs

Priping

Prizren 

10:00

Vushtrria

vs

Dardania

Prizren

10:00

KVPP Prizreni 

vs

Ahmet Hoxha

Prizren 

Xhiro 11

  17.09.2023

12:00

Lidhja e Prizrenit

vs

Prishtina

Prizren

12:00

Priping 

vs

Liria

Prizren

12:00

Dardania

vs

KVPP Prizreni 

Prizren 

12:00

Ahmet Hoxha 

vs

Vushtrria

Prizren

Superliga e Kosovës - Femrat

 

Xhiro 10

  17.09.2023

 

10:00

Lidhja e Prizrenit F

vs

Drita F

Ferizaj 

 

10:00

Ahmet Hoxha MK

vs

Ahmet Hoxha F

Ferizaj 

 

10:00

Gani Maloku

vs

Prishtina F

Ferizaj

 

10:00

Peja F

vs

Vushtrria F

Ferizaj

 

 

Xhiro 11

  17.09.2023

 

12:00

Drita F

vs

Ahmet Hoxha MK

Ferizaj

 

12:00

Ahmet Hoxha F

vs

Lidhja e Prizrenit F

Ferizaj

 

12:00

Prishtina F

vs

Peja F

Ferizaj

 

12:00

Vushtrria F

vs

Gani Maloku

Ferizaj