session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_5f77326e6b2100c217ff90b8c23ff867, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 Mbahet Java e Pestë e Superligës
STAG

Mbahet Java e Pestë e Superligës

 shtunën, do të zhvillohen ndeshjet e javës së pestë në Superligën e femrave dhe të meshkujve. Derisa në Superligën e femrave do të luhet java e fundit e stinorit pranveror, te meshkujt garat po hyjnë në fazën më interesante, pasi do të kemi ballafaqimet direkte ndërmjet skuadrave kryesuese të renditjes.

Kështu, Lidhja e Prizrenit e pret ekipin e Dardanisë dhe Liria do të ballafaqohet me Pripingun. Poashtu, interesante do të jenë edhe takimet ndërmjet skuadrave nga pjesa e renditur më poshtë tabelës, Prishtina-Hasan Prishtina dhe Shkolla Prizreni-Vushtrria.

Te femrat, në Gjilan, do të zhvillohet ndeshja derbi e stinorit, ndërmjet Prishtinës kryesuese dhe Dritës së vendit të tretë, Ahmet Hoxha është nikoqir i Gjilanit, kurse në derbin e dy skuadrave që e përmbyllin renditjen, Shpresa e pret Junikun.