Këtë fundjavë, janë luajtur ndeshjet e javës së fundit të Superligës së meshkujve për kampionatin ekipor 2025. Për ta ndjekur këtë ndeshje vendimtare, përveç më shumë shikuesve se zakonisht, prezent ishte edhe Kryetari i FPPK-së z. Jeton Oruçi.
Lidhja e Prizrenit, edhe për këtë vit, e ka fituar titullin e më të mirit dhe me meritë i gëzohet këtij triumfi, të tetit me radhë. Në derbin e tërë kampionatit, kampioni në fuqi e ka mundur Lirinë, rivalin e vetëm për tituli, me rezultatin 4:1. Në Prizren, ndërmjet Shkolla Prizrenit dhe Prishtinës, u luajt ndeshja që vendoste për vendin e 5-të, e përfundoi me fitoren e ngushtë të Prishtinës me 4:3. Me të njëjtin rezultat, ka përfunduar edhe ndeshja ndërmjet Dardanisë dhe Pripingut në të mirë të Pripingut dhe me këtë fitore Pripingu e ka vërtetuar vendin e tretë, kurse Dardania të katërtin. E pesta ka dalë Prishtina, kurse e gjashta Shkolla Prizreni. Vushtrria e ka fituar ndeshjen ndaj Hasan Prishtinës me rezultatin 4:0.
