session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_171f77bd4f6f428d32aa0a88404e4053, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70
Më 16 shkurt, në Junik u zhvillua turneu tradicional i pingpongut “Dita e Pavarësisë”, një garë e organizuar nga Klubi i Pingpongut Juniku, nën përkujdesjen e Federatës së Pingpongut të Kosovës.
Ngjarja nisi me intonimin e himnit kombëtar, pasuar nga fjalimi i nënkryetarit të FPPK-së, Qamil Vishaj. Hapjen zyrtare të turneut e bëri kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu.
Gjatë garës pati ndeshje mjaft të mira dhe surprizuese. Në kategorinë e vajzave, finalja u zhvillua mes Lenë Osmanit dhe Loresa Imerit, ku Osmani arriti të triumfojë me rezultat 2-0. Vendi i dytë i takoi Imerit, ndërsa Taibe Ruli dhe Shega Hashani, u renditën në vendin e tretë.
Në kategorinë e meshkujve, Kreshnik Mahmuti shkëlqeu në finale, duke mposhtur Sina Keyhan me rezultat 3-0 dhe duke u shpallur kampion i turneut. Vendi i tretë iu nda Rrahman Ademajt dhe Ibrahim Malokut. FPPK përgëzon Klubin e Pingpongut Juniku për organizimin e suksesshëm të këtij turneu dhe falënderon të gjithë pjesëmarrësit.