STAG

Lenë Osmani dhe Andis Qeku fitues të Turneut Top 8 U19

Të shtunën në Palestrën e SHFMU Tefik Çanga në Ferizaj, është mbajtur turneu TOP 8 për grup-moshën nën 19 vjeçe (U19).

Pas shumë ndeshjesh me rivalitet dhe cilësi, Andis Çeku dhe Lenë Osmani janë kampionët e TOP 8 U19 për vitin 2025. Derisa Andi bindshëm doli i pari, Lena fitoi në saje të bilancit më të mire në duelet direkte me Anisa Domanikun dhe Taibe Rulin, të cilat paten numër të njëjtë fitoresh (6) dhe humbjesh (1). Anisa doli e dyta, kurse Taibja e treta. Jona Hashani me 4 fitore e 3 humbje u rendit e katërta para Arnisa Isufit e cila kishte ardhur si rezerviste, por shumë e motivuar për të treguar se përket në mesin e 8 më të mirave. Erina Emini me 2 fitore e 5 humbje është e gjashta, Amra Gashi me vetëm një fitore e shtata dhe Arbresha Hashimi në vendin e tetë pa asnjë fitore.

Derisa vend i parë ishte i padiskutueshëm për Andis Çekun, Akil Mahmuti dhe Ibrahim Maloku rivalizuan fort për vendin e dytë pasi të dy paten bilanc të njëjtë 5 fitore e 2 humbje, por Akilit i takoi vend i dytë pasi ishte më i mire se Ibrahimi në duelin direkt. Arti Karabaxhaku me 4 fitore e 3 humbje doli i katërti para Eron Karabaxhakut me numër të njëjtë fitoresh, por pasi ishte mundur nga Arti, u desh të kënaqet me vendin e pestë. Adriatik Maloku me vetëm 2 fitore e 5 humbje doli nën pritshmëritë e tij në vendin e gjashtë para, Amant Sejdiut me vetëm një fitore në vendin e shtatë dhe Rinim Ismanit pa fitore në vendin e tetë.