STAG

Lenë Osmani dhe Akil Mahmuti fitues të turneut Top 8 për U21

dielën në Palestrën e SHFMU Astrit Bytyqi, në Ferizaj është mbajtur turneu TOP 8 për grup-moshat U21.

Në kategorinë e femrave, Lenë Osmani, doli e para, Shegë Hashani e dyta dhe Leoresa Imeri e treta. Taibe Ruli doli e katërta, para Anisa Domanikut në vendin e pestë. Edolinda Alimehaj e gjashta, para Jona Hashanit në vendin e shtatë, kurse Amra Gashi e përmbyllë renditjen pa fitore.

Duele të ashpra u zhvilluan në kategorinë e djemve, ku Akil Mahmuti doli i pari, kurse për vendet 2 dhe 3 vendosi dueli direkt, pasi Ibrahim Maloku i dyti dhe Enes Domaniku i treti kishin bilanc të njëjtë të fitoreve dhe humbjeve (5:2). Blend Hajdari, u rendit i katërti, kurse Adriatik Maloku me bilanc të njëjtë si Blendi (4 fitore e 3 humbje) doli i 5-ti. Imran Duraki, që vjen nga kategoria U13, u mbajt mirë, madje ia doli ti fitojë 3 ndeshje dhe u rendit i 6-ti. Arti Karabaxhaku u rendit në vendin e 7-të, kurse Eren Kaçaniku, pa fitore e mban vendin e fundit.