STAG

KVPP Prizreni kampion i ri i ligës për të rinj U15 meshkuj

 

 Të dielën, në Ferizaj janë zhvilluar ndeshjet e javës së fundit (xhirot: 12, 13 dhe 14 ) të Ligës për të rinj U15 për meshkuj.

Kampioni i ri është shpallur, KVPP Prizreni. Prizrenasit e kanë dominuar Ligën duke i fituar të gjitha ndeshjet dhe me 24 pikë renditen të parët. Në xhiron e 13, ata e mundën rivalin e vetëm për vendin e parë, TTC Ferizajin me 3:1 dhe e vërtetuan titullin.

Gani Maloku renditet i treti me 20 pikë, dy më shumë se Ahmet Hoxha MK në të katërtin. Ulpiana ka arritur ti shmanget pozitës së fundit me 14 në vendin e 5, Drita është e parafundit me 12, kurse Pripingu e përmbyllë renditjen me 11 pikë të tubuara.