session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_12515c980bc31a15e58ab5a9b9db5eea, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70
Dje, më datë 24 shtator, u zhvilluan ndeshjet e javës së gjashtë të kampionatit ekipor në ligën e parë për meshkuj dhe femra, si dhe në ligën e dytë për meshkuj, në tre qytete të ndryshme të Kosovës.
Në Ferizaj, në shkollën ‘Tefik Çanga’ u organizuan ndeshjet e ligës së parë të meshkujve. Gani Maloku vazhdon të udhëheqë renditjen edhe pas përfundimit të xhiros së gjashtë, duke e ruajtur pozitën e parë me 10 fitore nga 10 ndeshje të luajtura. Në të njëjtin vend, u zhvilluan ndeshjet e ligës së dytë A për meshkuj.
Ndërsa në Pejë, në shkollën ‘8 Marsi’ u organizuan ndeshjet e xhirove 10 dhe 11 në ligën e parë të femrave, dhe 8 dhe 9 në ligën e dytë B të meshkujve. Shpresa edhe më tutje qëndron në pozitën e parë me 11 fitore nga 11 ndeshje të luajtura.
Në kryeqytet, u zhvilluan ndeshjet e ligës së dytë C të meshkujve duke sjellë emocione dhe rivalitet të fortë mes ekipeve.
KPP Besa Pejë F dhe KPP Klina për shkak të mos zhvillimit të më shumë se tri ndeshje diskualifikohen nga ligat e tyre përkatëse.