session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_67a6b319d08508997319b1a963607e81, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70
Me 06 prill 2022, në Shkup u organizua aktiviteti i përbashkët Maqedoni e Veriut vs Kosovë me moton dy shtete një tavolinë, me ç’rast u organizua ndeshje miqësore ndërmjet përfaqësueseve U19 të meshkujve dhe femrave.
Në këtë aktivitet mori pjesë zv. Ministrja për Sport, znj. Daulina Osmani si dhe Drejtori i Agjencionit për Sport, Këshilltarja për Sport e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut.
Aktiviteti ka qenë i shoqëruar me program të pasur kulturor e muzikor dhe me fjalime motivuese e kremtuese nga përfaqësuesit e dy shteteve.Aktiviteti ishte mirë i organizuar, ku pas fjalëve të rastit nga përfaqësuesit e të dy ministrive, dhe aktiviteteve tjera të ndërlidhura me aktivitetin filluan edhe ndeshjet e të dy përfaqësueseve.
Përderisa ekipi i meshkujve shënoi fitore me 4:1, ekipi i femrave barazoi me 3:3, një rezultat jo i rëndomtë në pingpong. Ky aktivitet është transmetuar drejtpërdrejtë edhe në kanalin zyrtar të ITTF për 1 orë.