STAG

Janë zhvilluar ndeshjet e Superligës java e 10-të meshkujt dhe java e 8-të femrat

 Këtë fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e Superligës java e 10-të meshkujt dhe java e 8-të femrat.

Në Superligën e meshkujve pas kompletimit të ndeshjeve të javës së dhjetë, Lidhja e Prizrenit përsëri e ka rimarrë kreun e renditjes. Në javën e dhjetë Lidhja e Prizrenit e ka mundur Shkolla Prizrenin me 4:0, Liria ka fituar si mysafir ndaj Prishtinës me 4:1, sikur edhe Pripingu ndaj Hasan Prishtinës në Vushtrri me 4:0, kurse Dardania në udhëtim e ka mundur Shkolla Prizrenin me 4:1.

Lidhja e Prizrenit prin me 20 pikë, një më shumë se Liria në vendin e dytë, kurse i treti është Pripingu me 18 pikë. Dardania është e katërta me 17 pikë. Prishtina u prinë ekipeve të pjesës së poshtme të renditjes me 13 pikë në vendin e 5-të, Shkolla Prizreni në të gjashtin me 12. Në pozita të palakmueshme janë Vushtrria me 11 pikë në vendin e parafundit dhe Hasan Prishtina me 10 pikë e fundit. Te Superliga e femrave, vazhdon gara në dyshe për titull, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, të cilat kanë shënuar fitore ndaj Junikut me 4:0, përkatësisht Gjilanit me 4:1. Fitore ka shënuar edhe Ahmet Hoxha F ndaj Shpresës me 4:0.

Drita dhe Prishtina janë krejtësisht të barabarta edhe me pikë po edhe me fitore dhe humbje në duelet individuale 29:7, por Drita renditet e para në saje të fitores ndaj kryeqytetaseve në stinorin pranveror. Ahmet Hoxha F është e treta me 14 pikë, para Gjilanit me 11 në pozitën e katërt. Juniku dhe Shpresa me nga 8 pikë janë në dy pozitat e fundit që shpien në Ligën e Parë.