STAG

Imran Duraki shpërblehet nga FPPK për suksesin e arritur në MTTU

 Federata e Pingpongut e Kosovës ka shpërblyer sportistin Imran Duraki për rezultatet e tij të shkëlqyera në International Transalpine Trophy & Mediterranean Cup 2025, ku ai zuri vendin e tretë.

Vendimi për shpërblim është marrë nga Bordi i FPPK-së më 3 shtator 2025, ndërsa sot kryetari i federatës ka nënshkruar formalisht dokumentin për zbatimin e këtij vendimi. Me këtë rast, Imrani, së bashku me prindin e tij, u mirëprit në zyrën e FPPK-së, ku u vlerësua për angazhimin dhe sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare.

Ky shpërblim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të FPPK-së për të përkrahur talentet e reja dhe për të nxitur zhvillimin profesional të pingpongistëve të rinj në Kosovë.

Federata do të vazhdojë të mbështesë sportistët që përfaqësojnë denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare, duke promovuar vlerat e punës, disiplinës dhe suksesit në sportin e pingpongut.