session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_8025a0cb61e0b026da4063bba1cfb435, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70
Më 9 Nëntor, në Palestrën e SHFMU Tefik Çanga në Ferizaj, është mbajtur turneu TOP 8 për grupmoshën nën 17 vjeçe (U17) për femra dhe meshkuj.
Fituesi i TOP 8 për meshkujt është Ibrahim Maloku, i cili i fitoi të gjitha ndeshjet, para Adriatik Malokut me 6 fitore e një humbje, kurse Akil Mahmuti u rendit i treti me 5 fitore e 2 humbje. Arti Karabaxhaku, Roni Kolloni dhe Artur Merovci ndan vendet 4, 5 dhe 6 me nga 3 fitore e 4 humbje. I parafundit doli Olti Behluli me 1 fitore e 6 humbje para Eris Prokuples në vendin e fundit pa asnjë fitore.
Te femrat, Taibe Ruli i fitoi të gjitha ndeshjet dhe me meritë doli e para, para Anisa Domanikut me 6 fitore e 1 humbje në vendin e dytë dhe Jona Hashanit me 5 fitore e 2 humbje në vendin e tretë. Maxhire Sojeva u rendit e katërta me 4 fitore e 3 humbje, kurse Tuana Gacaferri u rendit e pesta me 3 fitore e 4 humbje. Garë e barabartë u zhvillua për 3 vendet e fundit ndërmjet Anela Bunjakut, Anduela Smajlit dhe Rosela Abazit të cilat shënuan nga një fitore e 6 humbje, dhe renditja përfundimtare u vendos në bazë të raportit të ndeshjeve të tyre të ndërsjella.