STAG

FPPK mbajti dy seminare për gjyqtarë kombëtarë të pingpongut

Sot, në Sallën e Konferencave të Shtëpisë së Sporteve u organizuan dy seminare për gjyqtarët e Federatës së Pingpongut të Kosovës, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve për vitin 2025. Seminari i parë ishte për gjyqtarët aktualë, ndërsa seminari i dytë për gjyqtarë të rinj.

Ligjërues në të dy seminaret ishte gjyqtari ndërkombëtar Naim Azemi, i cili prezantoi rregullat e përgjithshme dhe të reja të pingpongut, kompetencat e gjyqtarëve, gabimet e shpeshta dhe mënyrën e duhur të kryerjes së detyrave të tyre.

Të pranishmit u shprehën të kënaqur me informacionet e marra dhe u angazhuan aktivisht në pyetjet e diskutuara.

Pas përfundimit të seminarit për gjyqtarët e rinj, u zhvillua testimi teorik për licencimin e tyre si gjyqtarë kombëtarë.