session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_04d73820de2ee540305c6e8d99c73adc, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 Fatih Karabaxhaku dhe Shega Hashani kampion të kampionatit individual të Kosovës për U21
STAG

Fatih Karabaxhaku dhe Shega Hashani kampion të kampionatit individual të Kosovës për U21

Sot më 05.03.22 në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj u mbajt kampionati individual për U21 ku ishin të paraqitur rreth 100 pjesëmarrës nga të dy kategoritë. Ndeshjet u zhvilluan në një atmosferë sportive dhe duke zbatuar masat mbrojtëse anticovid.

Në gjysmëfinalen e parë të femrave u takuan Lenë Osmani dhe Alma Mehmeti ku pas tre setave arriti ta fitoj ndeshjen Lena. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Shega Hashani dhe Bjondina Hasani ku Shega nuk lejoi befasi dhe e fitoi ndeshjen me rezultat bindës 3-0. Në finale fillimisht në dy setat e parë ndeshja ishte e barazpeshuar ku të dy lojtaret treguan kualitetin e tyre dhe e fituan nga një set, pastaj Lena ishte shumë afër fitorës duke qenë në epërsi 2-1 por në fund të setit të katërt Shega arriti ta përmbys rezultatin duke e fituar setin e pastaj në setin e radhës edhe ndjeshjen me rezultat final 3 me 2 duke u shpallur kështu kampione në kategorinë e femrave.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku ku Fatih dukej më i disponuar për lojë dhe arriti ta mposhtë Kreshnikun me rezultat 3-1. Në gjysmëfinalen e dytë u ndeshën Blend Hajdari dhe Aulon Bivolaku ku Blendi fitoi me rezultat 3-0 edhe pse pati rezistencë nga Auloni. Në finale Fatih Karabaxhaku e tregoi superioritetin e tij duke e mposhtur 3 me 0 Blend Hajdarin për tu shpallur kampion i këtij kampionati.

Fituesit (F):

1. Shega Hashani

2. Lene Osmani

3. Alma Mehmeti

3. Bjondina Hasani

Fituesit (M):

1. Fatih Karabaxhaku

2. Blend Hajdari

3. Aulon Bivolaku

3. Kreshnik Mahmuti

Foto : https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5114571331939169/5114527421943560/