session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_5cb25cbedc4af56b2bba92a3a83607b5, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 ARTI KARABAXHAK DHE LENË OSMANI KAMPIONË TË KAMPIONATIT INDIVIDUAL TË KOSOVËS PËR U17
STAG

ARTI KARABAXHAKU DHE LENË OSMANI KAMPIONË TË KAMPIONATIT INDIVIDUAL TË KOSOVËS PËR U17

 Sot, me datë 13/05/2023, në hapësirën e shkollës ‘’Tefik Çanga’’ në Ferizaj u mbajt ‘’Kampionati Individual i Kosovës për U17’’, nga i cili pamë talent, entuziazëm, ambicie dhe konkurrencë, por mbi të gjitha, shpirtin sportiv që këta sportistë të rinjë e zotërojnë.

Garat ishin planifikuar për pesë kategori: çifte të përziera, çifte femra, çifte meshkuj, individuale femrat dhe individuale meshkujt.

Ndeshjet filluan në orën 10:00 me kategorinë e Çifteve të Përziera, dhe pas shumë lojëve interesante, në gjysmëfinalen e parë u takuan Adriatik Maloku - Lenë Osmani kundër Land Osmani - Tana Çitaku. Ndeshja përfundoi në të mirë të Adriatikut dhe Lenës. Ndeshje mjaft interesante u zhvillua dhe në gjysmëfinalen e dyte, ku u takuan Amant Sejdiu - Maxhire Sojeva kundër Arti Karabaxhaku - Donika Dema, të cilët vetëm pas setit të pestë avancuan në finale. Ndërsa në finale Adriatiku dhe Lena nuk lanë vend për befasi dhe pas tre seteve u shpallën kampion në kategorinë ‘’Çifte të përziera’’.

 Në kategorinë e çifteve të meshkujve pati ndeshje mjaftë interesante gjithashtu, mirëpo dyshet Ron Kolloni - Akil Mahmuti dhe Anes Behluli - Olti Behluli ishin shumë të disponuar për lojë dhe pas katër ndeshjeve arrijnë në finale.

Finalja ishte mjaft interesante, mirëpo Roni dhe Akili ishin të pandalshëm përgjatë kampionatit, kështu u shpallën dhe kampionë në kategorinë ‘’Çifte Meshkujt’’.

Sikur në kategoritë më lartë, edhe në kategorinë e çifteve të femrave pati ndeshje shumë të mira dhe interesante. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Lenë Osmani - Taibe Ruli kundër Elsa Behluli - Maxhire Sojeva, ndeshja përfundoi në të mirë të dyshes nga ekipi ‘’Lidhja e Prizrenit’’. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Olta Vishaj - Donika Dema kundër Jona Hashani - Ajola Behluli, të cilat kaluan në finale.

Në finale Lena dhe Taibe e siguruan fitoren pas setit të tretë, duke u shpallur kështu kampione të kategorisë ‘’Çifte Femra’’.

 Pas orës 14:00, filluan ndeshjet në kategoritë individuale për meshkujt dhe femrat. Në kategorinë e femrave në finale u takuan kampionet e kategorisë së çifteve femra, kësaj radhe ishin kundër njëra tjetrës. Taibe Ruli pati një ndeshje shumë të mirë, mirëpo Lenë Osmani u shpall kampione në kategorinë ‘’Individuale Femrat’’ pas setit të katërt.

 Anes Behluli dhe Arti Karabaxhaku pas shumë ndeshjeve interesante dhe me shumë pasion u takuan në finale. Pas një finale me shumë emocione, kthim në rezultat dhe fund dramatik, në fund Arti fitoj ndeshjen dhe u shpall kampion në kategorinë ‘’individual meshkujt’’.

 REZULTATET:

Çifte të përziera
1.Adriatik Maloku / Lenë Osmani
2. Arti Karabaxhaku / Donika Dema
3. Lend Osmani / Tana Çitaku
3. Amant Sejdiu / Maxhire SojevaÇifte

Femra
1. Lenë Osmani / Taibe Ruli
2. Ajola Behluli / Jona Hashani
3. Donika Dema / Olta Vishaj
3. Elsa Behluli / Maxhire Sojeva

Çifte Meshkujt
1. Akil Mahmuti / Ron Kolloni
2. Anes Behluli / Olti Behluli
3. Adriatik Maloku / Elton Shemsiu
3. Enes Domaniku / Land Osmani

Individuale

Femrat
1. Lenë Osmani
2. Taibe Ruli
3. Tana Çitaku
3. Ajola Behluli

Individuale

Meshkujt
1. Arti Karabaxhak
2. Anes Behluli
3. Adriatik Maloku
3. Endri Reka