Të dielën në Prishtinë, është mbajtur turneu TOP 8 për U17.
Andis Qeku për meshkuj dhe Anisa Domaniku për Femra kanë triumfuar në TOP 8 për U17 për vitin 2025.
Qeku, ka triumfuar bindshëm me të gjitha ndeshjet e fituara. Akil Mahmuti, ka dalur i dyti, para Arti Karabaxhakut me numër të njëjtë të fitoreve dhe humbjeve, por ishte më i mire në duelin direkt me Artin. Eron Karabaxhaku me 4 fitore dhe 3 humbje renditet i katërti me bilanc të njëjtë me Ibrahim Malokun në vendin e pestë, por edhe këtu dueli direkt vendosi për renditjen e tyre finale. Roni Kolloni me 2 fitore e 5 humbje u rendit i gjashti, para Olti Behlulit me 1 fitore e 6 humbje në vendin e 7 dhe Muhamet Mudutit, pa asnjë fitore, në vendin e 8.
Edhe te femrat, sit e meshkujt fituesja Anisa Domaniku doli bindshëm e para me të gjitha ndeshjet e fituara, para Taibe Rulit në vendin e dytë me 6 fitore e vetëm një humbje dhe Adea Kullës në vendin e tretë me 5 fitore e 2 humbje. Jona Hashani është renditur e katërta me 4 fitore e 3 humbje. Arnisa Isufi me 2 itore e 5 humbje është renditur e 5-ta, kurse Tuana Gacaferi, me bilanc të njëjtë si Arnisa, por duelin direkt ka fituar Isufi. Rosela Abazi, me një fitore e 6 humbje ka dalë në vendin e 7.
