session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_fa206926f165d86f44d2c0a387660e00, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70
Sot me datën 30.09.2023 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt turneu TOP 8 për kategorinë U13 për meshkuj dhe femra.
Në këtë turne emocionues, të rinjtë e talentuar shfaqën aftësitë e tyre, duke zhvilluar ndeshje tërheqëse dhe të pasura me rivalitet. Lojtarët e përzgjedhur për top 8 treguan nivel të lartë teknik dhe taktik, duke demonstruar angazhimin e tyre të vërtetë për këtë sport.
Në kategorinë e femrave, Maxhire Sojeva nga ‘’KPP AHMET HOXHA MK’’ u shpall kampione e këtij turneu, pasi arriti të shënoi fitore në të gjitha ndeshjet që luajti. Në vendin e dytë dhe të tretë u renditen Vlera Beqa nga ‘’KPP SHPRESA’’ dhe Sara Hoxha nga ‘’KPP AHMET HOXHA F’’ me nga 5 fitore nga 7 ndeshje të luajtura.
Në kategorinë e meshkujve, Amant Sejdiu nga ‘’KPP AHMET HOXHA MK’’ u shpall kampion i turneut duke shënuar fitore në të gjitha ndeshjet e luajtura. I dyti pas tij me 5 fitore nga 7 ndeshje u rendit Muhammet Mudut nga ‘’KPP KVPP PRIZRENI’’ i cili pati paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e fundit, që ishte edhe përcaktuese për vendin e parë, kundër Amantit humbi në diference 3:2. Në vendin e tretë u rëndit Olti Behluli nga ‘’KPP AHMET HOXHA MK’’ me 5 fitore nga 7 ndeshje.