session_start(): open(/var/cpanel/php/sessions/ea-php73/sess_81ee32589855e6566528e55872916944, O_RDWR) failed: Disk quota exceeded (122) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70session_start(): Failed to read session data: files (path: /var/cpanel/php/sessions/ea-php73) in /home/bqukbcwg9hs7/public_html/Ip/Application.php:70 “KVPP Prizreni” dhe “Peja” kampion të ligës së parë në pingpong
STAG

“KVPP Prizreni” dhe “Peja” kampion të ligës së parë në pingpong

Sot me datën 23.10.2022 në shkollën “8 marsi” në Pejë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së fundit të kampionatit ekipor në ligën e parë të Kosovës në pingpong për kategorinë e meshkujve dhe femrave ku të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së fituesëve ishin edhe kryetari i komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri, deputetja znj.Besa Gaxherri, Drejtor z.Idriz Selmanaj si dhe personalitete tjera nga fusha e sportit nga pushtetit lokal dhe qendror.

Në kategorinë e meshkujve fituesi për këtë edicion u shpall vetëm pasi u zhvillua ndeshja vendimtare në mes të “KVPP Prizreni” dhe “Vushtrria” ku u xhvillua një ndeshje tejet interesante dhe me shumë kthesa, e që në fund ekipi nga Prizreni arriti të shënoj fitore të ngushtë 4-3 dhe kështu për tu shpallur kampion i Ligës së parë për edicionin 2022. “KVPP Prizreni” këtë vit u përfaqësua nga Berkan Baymak, Alimehmet Kaqaniku, Erxhan Karabaxhaku, Remzi Shala. Këtë vit nga Liga e parë do të largohen “Shkolla” dhe “Maestro” të cilat në sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e dytë.

Në kategorinë e femrave “Peja” që nga fillimi i sezonin tregoi konsistencë në rezultate duke shënuar 10 fitore dhe asnjë humbje dhe me plot meritë u shpall kampione për edicionin 2022 e që së bashku me klubin “Gani Maloku” vitin e ardhshëm do të garojnë në Superglië. “Peja” këtë edicion u përfaqësua nga Edolinda Alimehaj, Olta Vishaj, Donika Dema dhe Vlera Muriqi të udhëhequr nga Qamil Vishaj. Në Ligën e dytë javën e ardhshme do të zhvillohen ndeshjet e play off-it në mënyrë që të përcaktohet kampioni për këtë vit.

TABELAT PËRFUNDIMTARE PËR EDICIONIN 2022