STAG

zv. Presidentja e ITTF të premtën në Kosovë!

 Petra Sörling do të arrijë të premten në Prishtinë ku do të jetë pjesë e disa aktivieteve të organizuara nga Federata e PingPongut e Kosovës.

Të shtunën zv.Presidentja do të mbajë fjalim përshendetës në Kuvendin e Rregullt të FPPK-së, pastaj ne mbrëmje do të merr pjesë në ceremoninë e Laureatëve 2019, ku do të shpallën më të miret e vitit që lam pas.

Ndërsa të hënën do të jetë pjesë e turneut " Dita e Pavarësisë - 17 shkurti" i cili do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Kjo është hera e parë që Kosovën viziton një personalitet kaq i lartë nga International Table Tennis Federation 🏓