STAG

Ftesë për Ofertim: Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitin 2020

FPPK fton kompanitë audituese që të ofertojnë për të kryer shërbimet e auditimit sipas IFRS dhe rregullave të ATK-së për vitin financiar prej 01.01.2020 deri me 31.12.2020.

Data e publikimit: 19 shkurt 2021. Data e mbylljes: 08 mars 2021.

Objekti i kontratës: Marrëveshje e shërbimit

Autoriteti kontraktues: Federata e Pingpongut te Kosoves

Ofertuesit e interesuar, së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë si në vijim: – Certifikata e regjistrimit të biznesit; – Certifikata e regjistrimit fiskal; – Licenca nga organet kompetente për kryerjen e punëve; – Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme;– CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin. Oferta duhet të përmbajë: – Planin gjeneral të auditimit; – Afatin kohor të propozuar; – Kërkesa për dokumentacionet që duhen të përgatiten paraprakisht nga ana e OJQ-së; – Tarifat për auditorë; – Shumën totale të auditimit (Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, FPPK do të konsiderojë se çmimi përfshinë TVSH-në).

Ofertat duhen të dërgohen ne fppk@fppk.com

THIRRJE PUBLIKE për dizajnimin e logos së FPPK-së

Në përputhje me nenin 16 të Statutit, Federata e Pingpongut e Kosovës është në kërkim të ideatorëve për dizajnimin e logos së re. FPPK-ja është e hapur për çdo individ dhe kompani që dëshiron të aplikoj.

Vlerësimi do të bëhet nga Komisioni profesional brenda Federatës së Pingpongut të Kosovës.

Modeli ideor me numrin më të lartë të pikëve të fituara do të fitoj çmimin në vlerë prej 300 euro.

Konkursi do të jetë i hapur nga data: 08 shkurt 2021 deri me datë me 1 mars 2021.

Rezultati do të publikohet në faqen zyrtare të FPPK-së.

Konkurs për Drejtor të përfaqësueses

Kliko në file-in më poshtë për ta shkarkuar konkursin për Drejtor të përfaqësueses. 

Konkursi per zyrtar administrativ

Duke klikuar ne file me poshte, mund te shkarkoni konkursin per zyrtar administrativ ne FPPK