STAG

FPPK nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me MKRS-në për vitin 2020!

Ministrja në detyrë për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Federatës së Ping Pongut të Kosovës, Jeton Beqiri kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për vitin 2020.
Memorandumi i bashkëpunimit përfshin asistencën financiare për FPPK në bazë të procesit formal të kategorizimit të KOK-ut e cila do të shfrytëzohet për të përkahur aktivitetet dhe planprogramin e punës së FPPK-së për vitin 2020 me qëllim të promovimit dhe rritjes së efikasitet sa më të lartë të sportit të pingpongut në Republikën e Kosovës dhe arenën ndërkombëtare.
Ministrja në detyrë Dumoshi shprehu kujdesin e urimet e saja për sigurinë dhe shëndetin e të gjithë sportistëve si dhe shpresën e tejkalimit sa më të shpejtë të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë së Covid-19 dhe rikthimit në normalitet për vazhdimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive.

FPPK falenderon Ministren në detyrë Dumoshi dhe Departamentin e Sportit për përkrahjen e vazhdueshme në masovizimin dhe promovimin e sportit të ping pongut në Kosovë.