STAG

FPPK do të fillojë aktivitetet për vitin 2019 me turneun "Dita e Pavarësisë"

 
Më 9 shkurt 2019, në shtëpinë e sporteve në Prishtinë, u mbajt Kuvendi i rregullt i Federatës së Pingpongut, ku u morën shumë vendime, e njëra ndër to ishte edhe vendimi për manifestimin e 11 vjetorit të ditës së Pavarësisë së Kosovës “17 shkurtit”.

Andaj me kënaqësi ju informojmë se FPPK do të fillojë aktivitetet për vitin 2019 me turneun "Dita e Pavarësisë", ky turne do të organizohet në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj me 17/02/2019 duke filluar nga ora 10:00.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 13 shkurt në ora 15:00

Shorti do te hidhet të enjten me 14 shkurt nga ora 17:00 në zyre të FPPK-së dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.