STAG

Organzohet turneu Dita e Clirimit dhe Kampionati i veteranve

Ju njoftojmë se më 29 qershor, duke filluar nga ora 10:00, në Prishtinë, FPPK do të organizojë Turneun për ditën e Çlirimit.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të më 26 qershor në ora 16:00. Shorti do të hidhet më 27 qershor nga ora 17 00 në zyre te fppk-se dhe personat e interesuar mund të marrin pjesë.

 Garat do të zhvillohen në këto 2 kategori

•              Minikadet (M dhe F) të lindur me 1 Janar 2006 dhe me të rinj.

•              Kadet (M dhe F) të lindur me 1 Janar 2004 dhe me të rinj

 Ndërsa me 30 qershor po ashtu duke filluar nga ora 10:00 në Prishtinë, FPPK do të organizoj kampionatin individual i veteranëve për vitin 2019 në këto kategori:

 -             40 - 49 vjeçar (të lindur në vitin 1979 ose përpara)

-              50 - 59 vjeçar (të lindur në vitin 1969 ose përpara)

-              60 - 64 vjeçar (të lindur në vitin 1959 ose përpara)

-              mbi 65 vjeçar (të lindur në vitin 1954 ose përpara)

-              si dhe garat e çifteve

 Garat do të zhvillohen fillimisht në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin, për të kaluar pastaj në skeletin kryesor me sistem eliminimi, ndërsa në kategoritë që ka numër të vogël të pjesëmarrësve do të zhvillohet vetëm sistemi secili me secilin.

 

Paraqitjen e lojtarëve duhet të bëhet më së largu deri më 26 qershor 2019 në ora 16:00

Shorti për kampionatin e veteranëve do të hidhet para fillimit të garave të dielen.