STAG

Organizohet kampi për të rinj dhe seminari për trajner nga eksperti ndërkombëtar

Në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj nga 01 korriku është duke u mbajtur kampi veror i pingpongut për të rinj, që do të vazhdoj deri më 6 korrik.

Selektoret Ylli Maloku dhe Rifat Rifati kanë përzgjedhur lojtarët për këtë kamp, e atyre është duke ju ndihmuar edhe trajneri Jeton Azizi. Po ashtu nga sot në kamp ka ardhur edhe eksperti ndërkombëtar i pingpongut Aleksey Yefremov.

Të gjithë të interesuarit mund të vinë të shohin ushtrimet në kamp, që mbahet në dy termine: 10:00-13:00 dhe nga ora 16:00-19:00

Nesër, 04/07/2019, për të gjithë trajnerët e interesuar do të organizohet seminari për trajner që do të filloj me ushtrimet e pasdites (nga ora 16:00) në palestër, për të vazhduar pjesën teorike në Hotel Bolero nga ora 20:00.

Të gjithë te interesuarit luten të konfirmojnë pjesëmarrjen.