STAG

Kosova do te merr pjese ne Kampionatin Ballkanik "45th Balkan Senior Table Tennis Championships 2019"

30 Korrik 2019 - Kosova do të merr pjesë në Kampionatin e 45-të Ballkanik për Senior, i cili do të mbahet në Kompleksin Sportiv Verde në Podgorice nga 31 korriku deri në 4 gusht.

Kosova do të merr pjesë në Kampionatin e 45-të Ballkanik për Senior, i cili do të mbahet në Kompleksin Sportiv Verde në Podgorice nga 31 korriku deri në 4 gusht.


Njëmbëdhjetë vende do të marrin pjesë në këtë kampionat, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Italia, Rumania, Maqedonia Veriore, Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi, kështu që priten ndeshje interesante dhe të pasigurta për të dy ekipet dhe publikun.


Kosova në këtë kampionat do të përfaqësohet nga Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti, Ylli Dragidella, Ilirjana Haliti, Linda dhe Hanife Zeqiri.
Hapja zyrtare e kampionatit është caktuar me 31 korrik duke filluar nga ora 19:00.