STAG

FPPK organizoi seminare për ngritjen e kapaciteteve të saj

Sot, 21/12/2019, në sallën e Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë, FPPK organizoj katër seminare për ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të vet, që ishte edhe aktiviteti i fundit për vitin 2019.

Kryetari Nehat Çitaku ligjëroi para të pranishmëve rregullat për AntiDoping duke i informuar të pranishmit me dopingun, antidopingun, substancat e ndaluara, procedurat e ndryshme të verifikimit, shtesat, etj.

Lidhur me Seminarin për rregulloren e gjyqtarëve më gjerësisht ligjëroi Abedin Bahtiri, që të pranishmit i njoftoj më përmbajtjen e rregullores që pritet të aprovohet në mbledhjen e parë të kuvendit.

Në kuadër të seminarit për trajner, kryetari Nehat Çitaku dhe Remzi Shala ndanë para të pranishmëve njohuritë e fituara në konferencën e trajnerëve në Londër, që për shkak të interesimit do të jetë edhe pjesë e seminarit të parë që pritet të mbahet gjatë vitit 2020.

 Seminarin e fundit lidhur me sistemin e ri të garave ekipore për vitin 2020, Fadil Luta u prezantoi të pranishmëve ndryshimet që do të bëhen në sistemin e garave ekipore të superligës dhe ligëve tjera.   

Në përgjithësi seminari për ngritjen e kapaciteteve të fppk-së u mirëprit nga të pranishmit, si një iniciativë e shkëlqyeshme për të ndikuar në avancimin e anëtarëve të fppk-së, ku në të 4 seminaret të gjithë të pranishmit ishin mjaft të inkuadruar për të përfituar sa më shumë njohuri, e nga kjo rezultonin edhe shumë diskutime të dobishme.