STAG

ELTING DARDANIA E FITON DERBIN NDAJ PRISHTINËS

Në këtë fundjavë dashamirët e pingpongut patën mundësi që të shohin shumë ndeshje të forta në pingpong, lojtarët më të mirë tek seniorët dhe juniorët filluan sezonin vjeshtor me xhirot e radhës.

Dje, në sallën e shkollës Tefik Çanga në Ferizaj, juniorët i zhvilluan 3 xhirot e para në sezonin vjeshtor, ku u zhvilluan shumë ndeshje interesante e po ashtu edhe derbi ndërmjet dy të parëve, Lidhjes së Prizrenit dhe Shkollës Ahmet Hoxha, të cilën e fitoj lideri nga Prizreni pa vështirësi të mëdha. Edhe ndeshjet tjera ishin shumë të përafërta, e befasi bëri klubi i ri nga Ferizaj Ahmet Hoxha MK që fitoi me 3:0 ndaj Hasan Prishtinës favorit.

Sot, në Palestrën e pingpongut në Prishtinë, ka nisur stinori vjeshtor i garave të Superligës së meshkujve. Janë zhvilluar ndeshjet e javës së tetë dhe të nëntë. Në xhiron e tetë u arritën rezultate të pritura ku fitore arritën ekipet favorite.

Xhiroja e nëntë kaloi në shenjë të ndeshjes derbi ndërmjet Prishtinës dhe Elting Dardanisë. Pas një ndeshje të fortë dhe me shumë duele interesante fitorja i takoi Elting Dardanisë me rezultatin 4:1. Baton Çitaku e mundi Rrahman Ademajn me 3:2 në sete, por në duelet tjera, Milot Makolli e mundi Yll Dragidellën, Jeton Oruçi Orhan Kurteshin, Ademaj/Oruçi fituan në çifte ndaj Çitaku/Dragidella dhe në fund Rrahman Ademaj, fitoi me 3:1 ndaj Yll Dragidellës. Ndeshje shumë e barabartë u zhvillua edhe ndërmjet KPPAhmet Hoxha dhe KPP Prizreni. Megjithë epërsinë e ferizajasve në 3:1 dhe epërsinë e Jeton Beqirit në 8:6 te rezultati 2:2 në seta ndaj Erxhan Karabaxhakut, prizrenasit e ngushtuan epërsinë në 3:2, por Yll Maloku me fitoren ndaj Veton Gotës e vendosi epilogun e takimit 4:2 për KPP Ahmet Hoxhën.

Aktivitetet e ardhshme: në javën e ardhshme FPPK ka në kalendar dy aktivitete, një në arenën ndërkombëtare e tjetrën në arenën vendore.

Në arenën ndërkombëtare, nga 11 deri më 14 shtator reprezentacioni i të rinjëve të Kosovës do të marrin pjesë në kamp/turneun e ITTF-it që organizohet në Maltë.

Në fund javë janë paraparë edhe ndeshjet e ligës së juniorëve, ligës së femrave dhe ligës së parë.