STAG

Zyrtarët e FPPK-së përzgjedhen në komitetet e BTTU-së

 

Në kongresin e BTTU-së , mbajtur gjatë kampionatit Ballkanik për Senior, në Podgoricë, janë votuar edhe anëtarët e komiteteve të BTTU-së, ku z. Nehat Çitaku është përzgjedhur anëtar i Komitetit për Zhvillim, z. Fadil Luta, anëtar i Komitetit Teknik ndërsa z. Jeton Beqiri, anëtar i Komitetit të Gjyqtarëve dhe Referëve kurse anëtar i Komitetit të Marketingut është zgjedhur z. Kastriot Orana.

Federata e pingpongut e Kosovës dhe zyrtarët e saj vazhdon të anëtarësohet në pozita udhëheqëse të federatave ndërkombëtare.