STAG

Shkolla fiton derbin e ligës së parë

Të dielën filloj sezoni vjeshtor me ndeshjet ekipore të ligës së parë, ku patë mjaft ndeshje interesante, e mbi të gjitha u zhvilluan dy derbi ndërmjet 4 të parëve.

Klubi Ahmet Hoxha MK pësoj humbjen e parë këtë sezon, pasi klubi nga Prishtina ‘Shkolla’ fitoj me rezultat 4:1 në derbin e kësaj jave duke i rritur kështu gjasat për ligën e parë.

Në derbin tjetër kësaj radhe Liria ishte më e mirë se Hasan Prishtina duke fituar me rezultat 4:1, e me këtë tri klube janë konkurente për kalim në superligë, sipas rregullave dy të parat kalojnë në superligë.