| Pingpong: Rezultatet nga turneu memorial "Ahmet Hoxha" 2008 |
|
|
Të nderuar përfaqësues të mediave / klubeve dhe ju sportdashës, Dje më 17.maj.2008 në pallatin e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, për herë të 9-të radhazi u mbajt turneu memorial - tradicional “Ahmet Hoxha” 2008 në të cilën morrën pjesë pingpongistë dhe pingpongiste nga Shqipëria,Maqedonia,Turqia dhe nga vise të ndryshme të Republikës së Kosovës. Fillimisht u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe u ndanë kurora lulesh në varrin e dëshmorit të kombit,profesorit dhe trenerit Ahmet Hoxha dhe në memorialin e dëshmorëve të kombit. Hapjen e turneut e bëri zv.kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajit, z. Besim Zymberi ndërsa ishin të pranishëm edhe drejtorë të drejtorive,bashkëveprimtari z. Ylber Topalli,bashkëveprimtarë dhe zyrtarë të tjerë nga politika,shoqëria civile,të afërm dhe miq të të ndjerit dhe gazetarë të mediumeve të shkruara dhe elektronike nga qyteti i Ferizajit dhe më gjerë. Garat u zhvilluan ashtu siq ishte paralajmëruar në konkurrencat individuale,ku morrën pjesë 64 pingpongistë(m) dhe 24 pingpongiste(f) nga të gjitha konkurencat,ndërsa meqe shumë interesante u zhvilluan në gjysmëfinale dhe finale ndërmjet Jeton Beqirit (Kpp Ahmet Hoxha) dhe Ylli Prestreshi (Kpp Prishtina) ku Jetoni falë një eksperience më të madhe, arriti të shënojë fitore me rezultat 3:2, ndërsa finalja ndërmjet Jonuz Tufa (Kpp Studenti – Shqipëri) dhe Besart Domaniku (Kpp Prishtina) përfundoi me rezultatin 3:1 falë një përgatitje dhe një lojë më të mirë të treguar nga përfaqësuesi i Shqipërisë. Në konkurencën e femrave,për vendin e tretë, Amare Janjeva arriti të fitojë nga Blerta Abazi (Kpp Shpresa-Turiqefc) me rezultat 3:1 ndërsa në finale Besire Domaniku edhe njëherë u stolis me vendin e parë,duke fituar nga bashkëlojtarja Arjeta Tërstena me rezultat 3:1. Më të mirët u shpërblyen me kupa dhe mirënjohje. Gjithashtu,këshilli organizativ vendosi që ti shpallë anëtarë nderi, përfaqësuesin nga Shqipëria z. Shkëlqim Hoxha , përfaqësuesin nga Maqedonia z. Ylber Daci dhe Luan Berishën nga Prishtina. Vlenë të theksohet se ky turne u mbajt nën patronatin dhe me ndihmën e Kuvendit Komunal të Ferizajit,biznezeve dhe donatorëve privatë dhe u organizua nga Federata e pingpongut e Kosovës në bashkëpunim me klubin e pingpongut “Ahmet Hoxha”. Rezultat ishin këto: Konkurenca e meshkujve: Vendi i parë : Jonuz Tufa Kpp Studenti - Tiranë Vendi i dytë: Besart Domaniku Kpp Prishtina Vendi i tretë: Jeton Beqiri Kpp Ahmet Hoxha Konkurenca e femrave: Vendi i parë : Besire Domaniku Kpp Prishtina Vendi i dytë: Arjeta Tërstena Kpp Shkolla Vendi i tretë: Amare Janjeva Kpp Prishtina Këshilli organizativ |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|







