|
|
|
|
Federata e Ping Pongut të Kosovës
Në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nr. 1244/99 të datës 10.06.1999, Rregullores së Administratës së Përkohshme të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (Rregullorja nr. 1999/22 datë 15 nëntor 1999), Udhëzimit për regjistrimin e OJQ-ve në Kosovë, Rregullores së UNMIK-ut mbi themelimin e Departamentit Administrativ të Sportit (Rregullorja nr. 2000/41 datë 18.08.2000), Urdhëresës Administrative për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2000/41 dhe të nenit 2. të Statutit të Federatës së Sporteve të Kosovë, me qëllim të rregullimit të veprimtarive sportive në Federata, Lidhje të Sporteve dhe Asociacione Sportive, delegatët e Kuvendit të Federatës së Ping Pongut të Kosovës, në seancën e mbajtur më 19.10.2000, miratuan këtë:
1. Dispozitat e përgjithshme Neni 1 Me këtë Statut rregullohen çështjet statutare dhe organizative të Federatës së Ping Pongut të Kosovës, të Shoqërive dhe Shoqatave që veprojnë në kuadër të saj, detyrat dhe qëllimet e saj, selia dhe amblemi, vula, mënyra e nxjerrjes së akteve normative, planeve dhe programeve, mjetet finansiare dhe çështjet tjera për mirëvajtjen dhe përparimin e ping pongut në Kosovë. Neni 2 Federata e Ping Pongut e Kosovës (në tekstin e mëtejmë: FPPK) është asociacion i pavarur i Klubeve dhe Shoqatave të Ping Pongut të Kosovës të cilat në kuadër të tyre kanë këto seksione përmes të cilave zhvillon veprimtarinë e saj: - Shkollat e Pingpongut
FPPK bashkëpunon dhe bashkëvepron me: Neni 4 FPPK zhvillon aktivitetin e vet në tërë territorin e Kosovës dhe jashtë vendit me programe të posaqme. Neni 5 FPPK është person juridik. Neni 6 FPPK ka vulën e vet me formë të rrumbullakët e cila përmban këtë tekst: Federata e Ping Pongut e Kosovës, në gjuhën shqipe dhe angleze. 2. Qëllimet, të drejtat dhe detyrat programore Neni 7 Qëllimet, të drejtat dhe detyrat e FPPK janë: Neni 8 Shoqëritë e ping pongut të posaformuara për regjistrim në FPPK janë të obliguara të paraqesin kërkesën së bashku me procesverbalin e Kuvendit themelues, Statutin, Rregulloren e punës së Kuvendit, planprogramin (të harmonizuar me Statutin e FPPK-së). Për regjistrimin e Shoqërisë vendosë Kryesia e FPPK-së. Neni 9 Shoqëritë e ping ponut janë të obliguara që për çdo vit t’i dorëzojnë raportet mbi aktivitetin njëvjeçar, plan-programin e punës, planin finansiar dhe raportin finansiar. 3. Organet e Federatës së Ping Pongut të Kosovës Neni 10 Organi i FPPK-së është: Kuvendi. Kuvendi i FPPK-së: Neni 11 Kuvendi i FPPK-së është organi më i lartë të cilin e përbëjnë anëtarët e Shoqërive të Ping Pongut të Kosovës. Neni 12 Mandati i delegatëve për mbledhje të Kuvendit zgjatë 4 vjet dhe ai mund të përsëritet vetëm edhe një herë. Neni 13 Votimet në Kuvend bëhen me vota të fshehta, nëse Kuvendi nuk vendos ndryshe. Neni 14 Kompetencat e Kuvendit të FPPK-së janë: Neni 15 Kuvendi i FPPK-së për punën e vet i informon asociacionet që e përbëjnë ate. 4. Organet e Kuvendit të FPPK-së Neni 16 Organet e Kuvendit të FPPK-së janë: Kryetari Neni 17 Kryetarin e FPPK-së e zgjedh Kuvendi me shumicë votash të anëtarëve prezent në seancën e Kuvendit. Neni 18 Kryetari mund të shkarkohet edhe para skadimit të mandatit nëse e humbë besimin dhe për moskryerjen e detyrave. Neni 19 Kryetari për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të FPPK-së. Neni 20 Autorizimet e Kryetarit janë: - kujdeset për mirëvajtjen e punës së Kuvendit, Bordit dhe organeve tjera të saj, Nënkryetari Neni 21 Nënkrytarin e zgjedhë Kuvendi i FPPK-së me mandat 4 (katër) vjeçar me mundësi të rizgjedhjes edhe për 1 (një) vit. Neni 22 Në rast të mungesës më të gjatë të kryetarit atë e zëvendëson nënkryetari i cili i ka autorizimet e kryetarit gjatë mungesës së tij. Sekretari Neni 23 - është përgjegjës për zbatimin e të gjitha vendimeve të organeve të FPPK-së, Neni 24 Sekretarin e zgjedh Kuvendi i FPPK-së me mandat 4 vjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për 1 (një) vit.
Sekretari për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të FPPK-së dhe kryetarit të Bordit. Arkatari Neni 26 Arkatarin e zgjedhë Kuvendi me mandat 4 veçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për 1 (një) vit. Neni 27 Detyrat e arkatarit janë: Bordi Neni 28 Bordi është organ ekzekutiv i Kuvendit të FPPK-së dhe ushtron punët në përputhje me këtë Statut. Neni 29 Bordi numëron 12 anëtarë të cilët zgjedhin: kryetarin, nënkryetarin sekretarin, arkatarin dhe 3 anëtarë të cilët i zgjedh Kuvendi ndërsa 3 tjerë i emëron kryetari. Neni 30 Të gjitha zgjedhjet në Kuvend për Bord mbahen me vota të fshehura dhe çdo delegat ka të drejtë të kandidohet për postet e Bordit. Neni 31 Në Bord duhet të përfshihen entitetet me 10% edhe në Kuvend dhe në Bord si dhe organet tjera. Neni 32 Së paku 30% e delegatëve të Kuvendit duhet të jenë të gjinisë femërore. Kjo vlen edhe për organet tjera. Neni 33 Në postet e Bordit duhet të përfshihet një delegat nga entitetet dhe një delegate e gjinisë femërore. Neni 34 Bordi takohet më së paku 1 (një) herë në muaj dhe sipas nevojës. Neni 35 Bordi ka këto detyra: Neni 36 Për punën e vet Bordi i përgjigjet Kuvendit të FPPK-së. Neni 37 Burimet finansiare janë nga anëtarësia, donatorët, marketingu, biletat hyrëse dhe nga Departamenti për Sport i Kosovës. Këshilli mbikqyrës Neni 38 Këshilli mbikqyrës numëron 3 anëtarë të cilët i zgjedh Kuvendi i FPPK-së. Neni 39 Në çdo seancë të Kuvendit dhe organeve tjera të FPPK-së mbahen procesverbalet të cilat ruhen në arkivin e shërbimit të administratës së FPPK-së dhe për te përgjigjet sekretari. Dispozitat përfundimtare Neni 40 Plotësimet dhe ndryshimet e këtij Statuti bëhen në të njejtën mënyrë si dhe aprovimi i tij. Neni 41 Ky Statut hyn në fuqi në ditën e aprovimit.
Federata e Ping Pongut të Kosovës |
Statuti 









