Prizreni
Navigimi

Klubi i pingpongut "Prizreni"

KPP Prizreni është themeluar me 27.03.2007 në Prizren.

 

Në garat ekipore, klubi merr pjesë me ekipën e Seniorëve si dhe të Juniorëve, duke numëruar gjithësejt 26 anëtarë të të gjitha grup-moshave.

 

Klubi gjithashtu është aktiv në garat e veteranëve brenda dhe jashtë Kosovës, madje në vitin 2012 kishin arritur të stolisen me medalje të bronzët në garat ndërkombëtare në Sardegna të Italisë.

 

Trajneri i klubit, Remzi Shala, është shpallur trajner i vitit 2015 në veçanti për zhvillimin e lojtarëve të talentuar si Jon Shala dhe Fati Karabaxhaku, të cilët kanë shkëlqyer në kategoritë e reja dhe njëherit janë përfaqësues të Kosovës në kategorinë e kadetëve.


Në strukturën organizative, klubi udhëhiqet nga kryetari Remzi Shala, sekretari Sadri Hulaj dhe arkatari Eroll Karabaxhaku.

Kontakt

 

Remzi Shala - Kryetar/Trajner i klubit
Tel: 049750406
email: remzi_sh@hotmail.com

 

Facebook: KPP Prizreni